Brenda apartamentit shumëngjyrësh të supermodeles Gigi Hadid

Brenda apartamentit shumëngjyrësh të supermodeles Gigi Hadid

Nëse jeni një person që adhuroni përzierjen e shumë ngjyrave dhe detajeve të shumta në ambientin ku jetoni, atëherë do të adhuroni apartamentin e ri të modeles, Gigi Hadid.

Gigi Hadid po përgatitet të mirëpresë fëmijën e saj të parë me ish-yllin e One Direction këngëtarin, Zayn Malik.

E kështu modelja ndau pak nga apartamenti i saj i sapo-renovuar në llogarinë e saj në Instagram.

Nëna e ardhshme zbuloi se projekti ka marrë më shumë se një vit për t’u përfunduar dhe që nëna e saj e famshme Yolanda ishte me të në çdo hap të rrugës, teksa ajo po ri-dekoronte apartamentin me dy dhoma gjumi në lagjen NoHo të Manhatanit, shkruan The Mirror, transmeton Insajderi.

Më poshtë disa fotografi nga apartamenti i sapo-renovuar i modeles. /Insajderi.com