Më 3 mars, Gjiko dhe Elita u bënë prindër për herë të dytë. Në jetë erdhi një vajzë e shëndetshme, njofton Insajderi.
Ashtu siç Elita kishte deklaruar më herët, emri i vogëlushes është shumë i veçantë – Bota Gjikolli.
Lajmin se Bota erdhi në jetë, e konfirmuan vetë prindërit, me postime në llogaritë e tyre përkatëse në rrjete sociale.
Sakaq, vogëlushja dhe e ëma janë kthyer në shtëpi, kur po i priste një befasi e këndshme. Ambienti ishte dekoruar me plot tullumbace, ëmbëlsira dhe një tortë.
“Bota ime”, shkruan Elita duke ndarë edhe disa fotografi nga ambienti i bukur.
View this post on Instagram
Pasi mbushi një ditë jetë, Bota, është pajisur me llogarinë e saj në Instagram, që natyrisht menaxhohet nga prindërit.
Postimi i parë në llogarinë e saj, është një fotografi e dorës së saj të vogël që mbahet nga ajo e mamasë dhe babait.
Në dy orët e para të aktivizimit të llogarisë së saj ajo ka grumbulluar mbi tre mijë ndjekës. Ndërkohë në listën e personave që ndjek janë mami, babai dhe vëllai i saj i madh, Zëri. /Insajderi.com