Një vend i izoluar luksoz në Indonezi është vlerësuar si hoteli më i mirë në botë për të dytin vit radhazi.
Vlerësimi është bërë nga lexuesit në “Travel + Leisure”, të cilët zgjodhën hotelin në Nihi Sumba me një shumicë të madhe të votave në konkursin vjetor.
Ato janë 33 vila të vendosura mes xhunglës, ndërsa pamje e detit është e mrekullueshme. Në këto vila, privatësia është e plotë, ndërsa një natë kushton 800 paund, shkruan Top Channel.
Në vendin e dytë në listën e 10 hoteleve më të mira renditet hoteli i Marlon Brando në Polinezinë franceze, ndërsa në vendin e tretë një fermë luksoze në Wyoming.
Më poshtë janë fotot me pamje brenda dhe jashtë hotelit, e poashtu edhe të hotelit që zë vendin e dytë.
Hoteli i dytë më i mirë Marlon Brando