Brenda lidhjes së Dua Lipës me modelin, Anwar Hadid

Brenda lidhjes së Dua Lipës me modelin, Anwar Hadid

Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë shumë të rinj mirëpo ata janë shumë seriozë sa i përket lidhjes së tyre, njofton Insajderi.

Dua Lipa – muzikantja britanike që pati një rritje meteorike në famë – ka nisur lidhjen me vëllain më pak të njohur të supermodele të famshme Bella dhe Gigi Hadid, vitin e kaluar. Si po shkon lidhja e çiftit, si u takuan, si nisi gjithçka dhe sa shumë ndajnë me publikun, hidhjani një sy më poshtë.

Në fakt Dua Lipa shoqërohej shumë me Gigi Hadid, dhënë faktin se ajo është motra e Anwar, ishte vetëm çështje kohe kur dyshja do takoheshin.

Sipas Elle Magazine, ishte Anwar ai që e ftoi i pari këngëtaren në një takim. Ashtu siç na mëson historia e tyre ata më nuk u ndanë nga njëri tjetri.

Interes të përbashkët patën muzikën. Dua Lipa është një yll botëror, mirëpo edhe Anwar ka talent për muzikë, krahas modelingut.

Ndonëse çifti nisën të shoqëroheshin më herët, gjithçka u bë zyrtare në Instagram në gusht të vitit të kaluar me anë të një postimi në Instagram.

Dua Lipa and Anwar Hadid Take Their Coordinated Couples Style to ...

Le të vazhdojmë me faktin se në shtator të vitit 2019 The Sun raportoi që çifti i ri planifikonin të merrnin me qira një apartament në Manhattan, New York, në mënyrë që ata të mund të jetojnë më afër motrave të Anwar. Siç e dinë fansat ndoshta tashmë – Anwar jetonte në Los Angeles, ndërsa Dua jetonte në Londër, kështu që zhvendosja e çiftit ishte një hap i madh në lidhjen e tyre.

Nuk duhet injoruar edhe faktin që dyshja adhurojnë modën. Në paraqitjet e tre publike ata sollën një sens të hollë për modën.

E gjatë pandemisë, dyshja u vetë izoluan në një apartament në Londër, kur u kthyen nga turne i këngëtares në Australi.

Një tjetër fakt interesant në lidhje me çiftin e ri është se Dua Lipa është në të vërtetë katër vjet më e madhe në moshë se Anwar Hadid. Dua është 24 vjeçare, ndërsa para pak ditësh, Anwar Hadid mbushi 21 vjeç – por diferenca në moshë nuk duket se po i pengon çiftin të cilët para një jave festuan edhe njëvjetorin e lidhjes së tyre. /Insajderi.com

Dua Lipa & Anwar Hadid Were Cute On Grammys Red Carpet