Fundi i muajit nëntor thërret për dekoret e festave të fund vitit, një mënyrë kjo për të festuar edhe një fund të një cikli me drita e ngjyra.
Si çdo fund vit, Elita Rudi edhe kësaj here përqafoi magjinë e festave. Me ndihmën e dekoruesve profesionistë ajo transformoi të gjithë shtëpinë e saj.
Moderatorja që është në pritje të fëmijës së saj të dytë, ndau me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, pamje gjatë punës së dekorimit e më pas edhe rezultatin përfundimtar të gjithë punës kreative, njofton Insajderi.
Ngjyra që ajo ka zgjedhur për këtë vit është e kaltra mbretërore, që dominon në zbukurimet në dhomën e ndejës, kuzhinën dhe pemën e viti të ri. Për më shumë shkëlqim janë shtuar edhe detaje të arta.
Më poshtë ju sjellim disa nga pamjet që Elita ka ndarë në llogarinë e saj. /Insajderi.com