Brenda pushimeve përplot adrenalinë të Luana Vjollcës

Brenda pushimeve përplot adrenalinë të Luana Vjollcës

Pas një sezoni tejet të suksesshëm të “Shiko Kush Luan”, përkundër të gjithë vështirësive të diktuara nga shpërthimi i pandemisë, Luana Vjollca ka marrë pak pushim për vete për një ‘arratisje’, njofton Insajderi.

Si shumë të famshëm edhe ajo zgjodhi të vizitojë Dubain për t’u relaksuar me çdo të mirë që ky qytet ofron.

Veshje luksozë, mbrëmje që nuk mbarojnë, ushqim të mirë dhe panorama fantastike, moderatorja u kujdes që të ndante shumë nga eksperienca e saj me ndjekësit.

Qershia mbi tortë? Një eksperiencë që vetëm duke e parë na rrit rrahjet e zemrës – ajo do të provonte zip-line nga një lartësi 170 metra kur gjatë rënies arrin shpejtësinë maksimale prej 80 kilometrash në orë.

Në llogarinë e saj në Instagram ajo ndau paraprakisht lartësinë nga do hidhej dhe nuk fshehte dot faktin se kishte pak frikë.

Rezultatin e gjithë kësaj sfide që ajo e shijoi shumë është videoja e mëposhtme që ka ndarë në Instagram. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)