Brendi Fenty e Rihannes në mbyllje

Brendi Fenty e Rihannes në mbyllje

Linja e veshjeve të Rihanna, “Fenty Fashion House”, është pezulluar për një kohë të pacaktuar.

Kjo linjë u lansua më pak se dy vjet më parë me kompaninë franceze, e cila është shtëpia e shtëpive të modës të niveleve të larta Louis Vuitton dhe Dior, ndër të tjera.

Në një deklaratë për CNN Style, LVMH tha se pauza ishte një vendim i përbashkët me Rihanna “në pritje të kushteve më të mira” dhe LVMH do të vazhdojë të mbështesë elementë të tjerë të
perandorisë Fenty, duke u përqëndruar në “rritjen dhe zhvillimin afatgjatë” të bukurisë dhe linjat e kujdesit për lëkurën Fenty Beauty dhe Fenty Skin , si dhe linja për të brendshme Savage X Fenty .
Ndërsa LVMH nuk e shtjelloi më tej vendimin, nuk është sekret që sfidat e pandemisë Covid-19 kanë bërë presion të paparë mbi industrinë globale të modës.

Savage X Fenty, si markat e tjera të këngëtares Fenty, është duartrokitur për pozitivitetin e saj trupor dhe praktikat gjithëpërfshirëse.Linja e të brendshmeve ofron të brendshme për një gamë
të gjerë të ngjyrave të lëkurës dhe llojeve të trupit – një mesazh që përcjell shfaqjet në pistë dhe fushatat e reklamave.

Vjeshtën e kaluar një fushatë për një koleksion të veçantë kapsulë paraqiti të mbijetuarit e kancerit të gjirit.

Rihanna ishte gruaja e parë me ngjyrë që drejtoi një markë origjinale me LVMH kur Fenty Fashion House nisi në 2019, megjithëse nuk ishte ndërmarrja e parë e veshjeve të yllit.

Në vitin 2014, ajo u bë drejtoresha krijuese e Puma dhe gjithashtu ka krijuar koleksione për dyqanin britanik River Island.

Kur Fenty Fashion House u hap për herë të parë, Rihanna vlerësoi kontrollin kreativ që iu dha për të udhëhequr në këtë drejtim. Ajo tha në atë kohë: “Krijimi i një linje si kjo me LVMH
është një moment tepër i veçantë për ne. (Bernard) Arnault më ka dhënë një mundësi unike për të zhvilluar një shtëpi mode në sektorin luksoz, pa asnjë kufizim artistik”. /Insajderi.com