Brigitte Bardot: “Coronavirus-i gjë e mirë, rregullon mbipopullimin”

Brigitte Bardot: “Coronavirus-i gjë e mirë, rregullon mbipopullimin”

Aktorja franceze, Brigitte Bardot tha për revistën italiane “Oggi” se Coronavirus-i ka një anë pozitive: vret njerëz.

“Kam frikë se kur Covid dhe epidemitë e tjera që po njihen do të rikuperojnë dhimbshëm një rend të ri. Kur të zhduken ata 5 miliardë njerëz në këtë tokë, natyra do të rifitojë të drejtat e saj”, u shpreh ajo, njofton Insajderi.

Bardot futet pak më thellë në deklaratën e saj, ″Ju më pyesni nëse ky virus është diçka e mirë? Në qoftë se është. Është një lloj vetë rregullimi i një mbipopullimi që nuk mund ta kontrollojmë ”, tha aktorja.

Aktorja jeton në Saint Tropez e izoluar dhe me kafshët e saj, kështu që nuk ka nevojë të marrë ndonjë masë paraprake për shkak të Covid-it, theksoi ajo. /Insajderi.com