Me datë 15 qershor 2010, një komb i tërë u la zemërthyer kur u dha lajmi se Bekim Fehmiu kishte ndërruar jetë.
Pasditen e së martës, një krismë u dëgjua nga apartamenti tij. Kur gruaja e Bekimit, aktorja serbe Branka Petrić dhe djal i tij më i vogël, Hedoni arritën në dhomë, panë një pamje të tmerrshme. Në një shtrat të rregulluar mjeshtërisht, Bekimi ishte shtrirë në gjak dhe tregonte shenja delikate jete. Hedoni menjëherë thirri një ambulancë, por rreth njëzet sekonda pasi mbërriti mjeku, babai i tij ndërroi jetë.
Arma ishte afër tij dhe në komodinën e llambës anash shtratit, gjendej një letër: “Unë ju dua shumë, por jeta nuk ka më kuptim për mua”.
Ai ishte 74 vjeç. Trupi i tij u kremua dhe hiri u shpërnda në një lum në Prizren – qytetin e fëmijërisë së tij.
Fehmiu lindi në Sarajevë në një familje etnike shqiptare nga Gjakova. Babai i tij Ibrahimi adoptoi nofkën e shkollës së mesme Fehmiu si një mbiemër duke zëvendësuar origjinalin Imer Halili. Familja u shpërngul në Shkodër, ku kaluan tre vjet, dhe në vitin 1941 u kthye në Jugosllavi në Prizren, ku Bekim kaloi fëmijërinë e tij. Ai ishte pjesë e klubit të aktrimit në shkollën e tij të mesme në Prizren, dhe pas diplomimit u bë anëtar i Teatrit Popullor të Qarkut në Prishtinë, i vetmi teatër profesional i gjuhës shqipe në Jugosllavi. Ai u diplomua në Fakultetin e Arteve Dramatike (FDU) në Beograd në vitin 1960.
Në vitin 1960, Fehmiu u bë anëtar i Teatrit të Dramës Jugosllave në Beograd, të cilin e la në vitin 1967, duke përmendur trajtim të keq, për tu bërë një artist i lirë.
Momenti i famës së Fehmiut ishte filmi i vitit 1967, “I Even Met Happy Gypsies”, një portretizim delikati jetës rome, i cili fitoi dy çmime në Kanë dhe u nominua për një Oskar. I njohur për pamjen e tij ‘ macho’ dhe sjelljen e butë, Fehmiu më pas u mërzit nga kineastët perëndimorë dhe nënshkroi një kontratë me producentin fitues të një çmimi Oscar, Dino De Laurentiis. Ishte De Laurentiis që në vitin 1968, e zgjodhi Fehmiun të luante Odisenë në mini-serinë e mirënjohur të Odyssey (Odise). Ky ishte produksioni i parë televiziv italian me një buxhet të madh dhe e bëri Fehmiun një ikonë në disa pjesë të Evropës.
Në vitin 1987, në shenjë proteste ndaj trajtimit të shqiptarëve të Kosovës nga qeveria Jugosllave, ai doli nga skena në Teatrin Drama Jugosllave në Beograd gjatë shfaqjes “Madame Kollontai” nga Agneta Pleijel. Ai u largua nga skena, dhe shpejt pas kësaj, nga filmi.
New York Times e quajti Fehmiun “hajdutin jugosllav të zemrave” për shkak të shoqërimit me Brigitte Bardot dhe Ava Gardner. Dekada pas shfaqjes së tij të fundit në ekran, lexuesit e një reviste kryesore të grave italiane e votuan atë një nga dhjetë burrat më tërheqës të shekullit të 20-të.
Mess viteve 1953 dhe 1998, Fehmiu u shfaq në 41 filma. Ai ishte aktori i parë i teatrit dhe filmit shqiptar që aktroi në teatro dhe filma në të gjithë Jugosllavinë, duke u shfaqur në një seri rolesh që ndryshuan historinë e Kinemasë së Jugosllavisë dhe lanë gjurmë në zhvillimet artistike diku tjetër. Në fund të karrierës së tij ai kishte aktruar në produksione filmike në nëntë gjuhë, duke përfshirë gjuhët ballkanike, gjuhën frënge, spanjolle, angleze dhe italiane.
Në vitin 2001, Samizdat B92 botoi një libër përkujtimor për Bekim Fehmiun, me titull Blistavo i strašno (Brilant dhe i tmerrshëm), i cili përshkruan jetën e tij deri në vitin 1955, vitin kur ai u bë aktor. /Insajderi.com