Britney Spears do të nxjerrë të pathënat e saj lidhur me teorinë #Free Britney në një libër për jetën e saj

Britney Spears do të nxjerrë të pathënat e saj lidhur me teorinë #Free Britney në një libër për jetën e saj

Britney Spears po planifikon të nxjerrë një libër, i cili do të zbulojë detajet lidhur me mbikqyrjen e saj ligjore.

Edhe pse ajo ka qëndruar e heshtur gjatë fushatës #FreeBritney, tash duket se ka vendosur të zbulojë gjithçka, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Këngëtarja e hitit Hit Me Baby One More Time u vendos nën mbikëqyrje ligjore në 2008, pas divorcit nga Kevin Federline, me të cilin ka djemtë Preston dhe Jayden.

 

Babai i saj James ‘Jamie’ Spears dhe mbikqyrësi i përkohshëm Jodi Montgomery kanë qenë të ngarkuar të merren me punët personale të Britney-t gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit.

38-vjeçarja Britney, është përpjekur të prishë kontratën përmes të cilës ata kontrollojnë financat e saj dhe zgjedhjet e rëndësishme të jetës për vite me rradhë.

View this post on Instagram

🌹

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

Përderisa shumë adhurues po mendojnë që Britney është duke dërguar mesazhe kriptike përmes të cilave ajo kërkon ndihmë, një burim ka thënë që Britney është duke lëvizur një hap para.

“Britney do të i tregojë të gjitha në një intervistë. Ajo është duke e përcjellur lëvizjen #Free Britney që nga fillimi. Ajo ka shumë për të thënë dhe beson që ka ardhur koha që bota ta dëgjojë storjen e saj,” ka thënë ky burim.

Kërkesa e saj për përfundim të mbikqyrjes është duke u shqyrtuar, ndërsa Britney është lodhur nga heshtja dhe mezi pret të tregojë historinë e saj.

Britney ka mbajtur ditar dhe shënime gjatë gjithë kohës për të detajizuar eksperiencat e saj./Insajderi.com