Britney Spears shqetëson fansat – publikon video duke vallëzuar me këngët e ish-të dashurit

Britney Spears shqetëson fansat – publikon video duke vallëzuar me këngët e ish-të dashurit

Fansat e Britney Spears po shprehin shqetësime për yllin e muzikës pop pasi ajo ndau një video të çuditshme vallëzimi në mediat sociale, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.

Ajo hyri në llogarinë e saj në Instagram për të ndarë një video të gjatë një minut, duke vallëzuar me këngën e ish-të dashurit Justin Timberlake “Holy Grail”, që është në bashkëpunim me Jay Z.

Këngëtarja nuk flet në videon që ka ndarë, por shihet duke lëvizur buzët me fjalët e këngës, duke u rrotulluar në dhomën e saj të ndejës. Ajo madje ka etiketuar llogarinë e ish-të dashurit në përshkrimin e postimin e saj.

Video grumbulloi më shumë se 1.1 milion pëlqime në Instagram që nga e enjtja në mëngjes, por gjithashtu fitoi shumë vëmendje nga fansat e Spears të cilët ndanë shqetësimet e tyre në seksionin e komenteve.

“A je mirë???” pyeti një përdorues i shqetësuar i Instagramit.

“Kjo sjellje nuk është normale. Askush nuk vë një video të tyre duke kërcyer me këngën e ish-të dashurit duke e etiketuar atë. Dhe pema e saj është akoma me dhurata të pahapura. Britney ne jemi këtu për ty!” një tjetër reagoi, duke theksuar pemën e Krishtlindjes së Spears në sfond.

“Pema saj e Krishtlindjes dhe ‘dhuratat’ e saj janë ende në shtëpi,” shkroi një person. “Kaq e çuditshme”.

“Kjo nuk është normale”, tha një person tjetër.

“Ajo ka kaq shumë dhimbje”, shtoi një person.

Shumë e panë sjelljen e saj si të çuditshme edhe për faktin se këngëtari së fundmi ka njoftuar se është bërë prind sërish me bashkëshorten e tij, aktoren Jessica Biel. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)