
Bruno, Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni kanë lansuar këngën e tyre më të re,e cila erdhi befasi për publikun shkruan Insajderi.
Threedots, njoftuan përmes rrjeteve të tyre sociale se tashmë mund ta dëgjojmë projektin e tyre muzikor në platformën YouTube.
Kënga është për sezonin verorë, e cila do të na përcjellë këtë verë në çdo vend.
Ata kanë zgjedhur ta publikojnë me videoklip projektin e tyre muzikor derisa për tekstin është përkujdesur Flori Mumajesi gjithashtu edhe për muzikën ndërsa aranzhimi është realizuar nga labeli i tyre.
Kujtojmë se, ky është bashkëpunimi i tyre i parë për vitin 2021./Insajderi.com