Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë tubim publik nëpër sheshet e Prishtinës në ora 17:00.
E në këtë tubim do t’i bashkohet edhe vokalisti i grupit “Troja”, Bujar Berisha, i cili do t’i këndojë këngët e grupit.
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit lideri i këtij subjekti politik, Albin Kurti në një video publikuar tha se do të festohet dita e çlirimit dhe përvjetori i themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajderi.
Ai ka kërkuar që të mbahet distanca sociale në pikat e kuqe të vendosura për shkak të pandemisë e shkaktuar nga Covid-19. /Insajderi.com