Në media ka qarkulluar lajmi se këngëtari shkodran është në gjendje të rëndë si pasojë e infektimin me COVID-19.
Nisur nga burime të “EuroNews” dhe “Dosja.al”, Insajderi.com raportoi se këngëtari ishte në gjendje të rëndë shëndetësore ku po merr trajtim të specializuar, teksa qëndron i shtrirë prej 10 ditësh në një nga spitalet e Italisë.
Gjatë ditës, miku i tij Ramazan Çeka – autor i disa këngëve të artistit – në një prononcim për “Abcnews.al”, hodhi poshtë raportimet e mediave duke thënë se këngëtari është shëndosh e mirë si “kokrra e mollës”.
Ai pranon se këngëtari ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore por nuk ka lidhje me COVID-19. Teksa ishte në Itali për çështje dokumentacioni, pati një krizë me veshkat.
“Lajmet e përhapura në media nuk janë të vërteta, mashtrime. Nuk është e vërtetë që Bujar Qamili është në gjendje të rëndë nga COVIDI. Unë përpara 5 minutash fola në telefon dhe ishte shumë mirë”.
“Është si kokrra e mollës. Ka pasur një problem me veshkat gjatë qëndrimit në Itali, por tani është shumë mirë”, tha Çeka. /Insajderi.com