Ka përfunduar edicioni i sivjetmë i spektaklit “Miss Universe Albania & Kosova”, shkruan Insajderi.
Fituesja e këtij edicioni është bukuroshja 19-vjeçare nga Gjilani, Tuti Sejdiu.
Kurora u dorëzua nga kampionia në fuqi e “Miss Universe Kosova 2020”, Blerta Veseli.
Mbrëmja e “Miss Universe Albania & Kosova” u shoqërua me një spektakël të vërtetë, me pjesëmarrjen e shumë emrave të njohur të estradës.
Me këtë fitore, Sejdiu ka siguruar biletën për përfaqësimin e Kosovës në eventin e madh të bukurisë, “Miss Universe”./Insajderi.com