Bulliqi bën thirrje të mos ndërtohen stane në kufirin me Malin e Zi

Bulliqi bën thirrje të mos ndërtohen stane në kufirin me Malin e Zi

Kryesuesi i kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se komisioni ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi dhe sipas tij ndryshimi i gjendjes faktike në terren, nuk i kontribuon punës së Komisionit.

“Duke analizuar zhvillimet dhe vijën kufitare, Komisoni apelon që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, dhe njëkohësisht të ndërpriten edhe aktitivtetet për rrënimin e të njëjtave nga autoritetet e Malit të Zi, ngase bëhet fjalë për zonë kufitare dhe të drejtat sendore ndërkufitare do të definohen me Marrëveshjen Ndërshtetërore për Kufi”, ka shkruar ai në Facebook.

Bulliqi tutje ka thënë se ndryshimi i gjendjes faktike në terren, nuk i kontribuon punës së Komisionit në përgjithësi, e Trupës punuese në veçanti, andaj është tepër e nevojshme përmbajtja nga veprimet e njëanshme jo vetëm në Ishtedim, por në të gjithë brezin kufitar në përgjithësi.