Burberry do të përdorë pjestarët e stafit si modelë për koleksionin e ardhshëm

Burberry do të përdorë pjestarët e stafit si modelë për koleksionin e ardhshëm

Koleksioni i ri i dizajnerit Riccardo Tisci për markën Burberry, është inspiruar nga familjarja dhe nga gjërat që na bëjnë të ndihemi rehat, prandaj ideja që stafi i kësaj firme do të jenë modelë për kampanjën e re, duket shumë e përshtatshme, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Duke i qëndruar besnik idesë së karantinës dhe të punës nga shtëpia, secili person nga stafi, nga sektori i qepjes e deri te departamenti i financave, u fotografuan me rroba të ndryshme nga koleksioni para shtëpisë së tyre. Natyrisht duke respektuar rregullat e distancimit social.

“Secili prejt tyre i interpreton në mënyrën e vet unike”, thotë Tisci. Koleksioni tenton të arrijë një harmoni mes të resë dhe familjares, shtëpiakes dhe të jashtmes, duke sjellë poashtu variacione të mantilit që është përfaqësues i firmës Burberry./Insajderi.com