Burra mos kini frikë nga pak grim – mund të takoni dashurinë e jetës kështu si Shpat Kasapi

Burra mos kini frikë nga pak grim – mund të takoni dashurinë e jetës kështu si Shpat Kasapi

Thonë se dashuria të gjen në vendet më të pazakonta dhe pikërisht kështu ndodhi edhe për këngëtarin, Shpat Kasapi, njofton Insajderi.

Ishte e fejuara e tij, Selvija Jao ajo që zbuloi detajin interesant kur ata u takuan së pari herë.

Partnerja e këngëtari është grimere profesionale dhe teksa ajo po bënte punën e saj në fytyrën e Shpatit që me gjasë po bëhej gati për ndonjë paraqitje profesionale, kur ata u takuan së pari herë dhe nisën kontaktet.

Në llogarinë e saj në Instagram, Selvija hapi opsionin për t’i bërë pyetje.

“I ke bërë grim ndonjëherë Shpatit”- e pyet dikush, ndërsa ajo ia kthen “Po dhe prej aty ka filluar çdo gjë”.

Po në të njëjtin postim, ajo tha se ka shumë detaje që do të donte t’i ndante por po i ruan për një intervistë.

Në 24 dhjetor të vitit që lajmë pas, çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë. Lajmin e kishte bërë të ditur vetë këngëtari me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Ditë më vonë ai publikoi edhe fotografinë e parë të shkrepur gjatë ceremonisë. /Insajderi.com