Javën që lamë pas u zgjodh si “burri më seksi” nga revista People.
Dhe tani lindën dyshimet se Michael B. Jordan po jeton një romancë të bukur ndërkohë.
E përditshmja Daily Mail, ka siguruar disa fotografi të aktori 33 vjeçar duke dalë nga një avion me Lori Harvey këtë të mërkurë, pak para festës të Falënderimeve, njofton Insajderi.
Deri më tani, as Michael as Lori nuk kanë komentuar në lidhje me marrëdhëniet e tyre të mundshme, dhe aktori ka qenë shumë privat në lidhje me jetën personale ndër vite.
Michael dhe Lori ishin në gjendje të shmangnin tollovinë e aeroportit, ndërsa u nisën nga aeroplani me anë të një shkalle poshtë në asfalt, në vend se të dilnin në terminal. /Insajderi.com