Butrint Imeri: “Kjo këngë ka qenë ngjarje nga jeta ime personale, më ka prekur shumë”

Butrint Imeri: “Kjo këngë ka qenë ngjarje nga jeta ime personale, më ka prekur shumë”

Butrint Imeri është një ndër këngëtarët e preferuar të estradës shqiptare, ku dallohet dhe për tekstet e shumta romantike. Por a janë ato një frymëzim nga jeta e tij personale? Cila këngë ka qenë histori e këngëtarit?

Për “Prive” ai është shprehur: “Xhanëm” ka qenë një këngë që më ka prekur dhe mua vetë shumë. Është një këngë që më ka prekur dhe ka diçka në lidhje me mua. Çfarë ka pas? Po unë kam pasur lidhje, sene kshu…”

Ndërkohë, ai ka sqaruar edhe njëherë të gjithë zërat në lidhje me raportin e tij me moderatoren, Kiara Tito që u shfaq dhe në klipin e fundit të tij:

“Jo nuk jam në lidhje, shumë i sigurtë. Ma bëjnë shpesh këtë pyetje, po s’është e vërtetë. Vetëm se del me një femër, nuk do të thotë që e ke të dashur.”