Nga “Bakllava”, Butrint Imeri tani këndon bonbon – sipas një postimi të fundit në llogarinë e tij në Instagram, njofton Insajderi.
Ai publikoi një insert të shkurtër të asaj që do të jetë videoklipi i tij i ri, ku shihet edhe Arta Nitaj si protagoniste, e shtrirë në një vaskë.
“Shijen bonbon ama helem je!”, është pjesë e tekstit për këngën e tij të re “Phantom”.
Ka më shumë se pesë javë që këngëtari ka ngacmuar ndjekësit e tij me postime që paralajmëronin një këngë të re.
Dhe kjo është surpriza e tij, një këngë e re që pritet të lansohet brenda këtij viti dhe Arta Nitaj është pjesë e videoklipit të tij. /Insajderi.com
View this post on Instagram