Caitlyn Jenner thotë që divorci me Kris nuk kishte të bëj me identitetin e saj gjinor

Caitlyn Jenner thotë që divorci me Kris nuk kishte të bëj me identitetin e saj gjinor

Caitlyn Jenner ishte e ftuar në intervistë me Rob Lowe në podcast-in e tij Literally! With Rob Lowe dhe folën për shumë tema lidhur me të kaluarën e saj, përfshirë edhe martesën me Kris Jenner dhe divorcing pas 23 vitesh.

Martesa e tyre përfundoi në vitin 2015 dhe pak kohë pas kësaj Caitlyn ka treguar ‘veten e saj të re’ kur pozoi në ballinën e Vanity Fair, raporton Vogue.

Ajo tha se divorci me Kris kishte ndodhur për shkak se donin të ndiqni rrugë të ndryshme prej njëri tjetrit.

“Pas 23 vitesh Kris dhe unë u nisëm në drejtime të ndryshme. Identiteti im nuk ishte një gjë që na ndau. Kishte mospërputhje më të mëdha se kaq”.

Caitlyn tha se Kris e kishte ndihmuar të gjente shtëpi pasi e kishin përfunduar martesën.

“Ajo e gjeti vendin, e dekoroi dhe më pyeste tërë kohën nëse po ndihem rehat”, tregon Caitlyn.

Ajo tha që kur u nda, filloi të mërrej me veten më shumë dhe nisi terapinë. “Për katër vite e gjysmë, unë bëra më të mirë për t’u përballur me këtë gjë. Mendoja që do të transformohem para se të mbush 40-tat”.

Ajo tregon që përderisa ishte duke marrë terapinë me hormone femërore, ajo vishej si femër dhe dilte me makinë, bënte shëtitje të gjata, por nuk shkonte askund apo  nuk fliste me askë, deri kur vendosi të dilte hapur./Insajderi.com