
Aktorja Cameron Diaz i ka treguar kolegës së saj Gwyneth Paltrow, që ajo ka vendosur të largohet prej jetës së yllit filmik për të kthyer kontrollin në jetën e saj, raporton Mirror, shkruan Insajderi.
Cameron nuk ka qenë më aktive nëpër filma që nga viti 2014, e që prej asaj kohë, ka vendosur të i përkushtohet vetes dhe mirëqenies së saj.
Cameron ishte e ftuar në Goop Heath show, emisionin e Gwyneth Paltrow, kur ajo tregoi që e gjithë peripecia e aktrimit kishte filluar të i dukej se nuk ishte për të.
E pyetur se si ndihej tash që e kishte lënë këtë jetë pas vetes, Cameron tha: “Në paqe. Në paqe me veten, sepse më në fund mund të kujdesem për veten.”
“Është shumë e vështirë të punosh aq shumë dhe kjo punë të jetë aq publike. Ka shumë energji që vjen drejt teje gjatë gjithë kohës, dhe ti duhet të jesh i dukshëm e të kujdesesh për atë imazh. U lodha tejmase nga gjithë ajo vëmendje që kisha gjatë gjithë kohës.”
Cameron kishte nisur karrierën si modele, për të vazhduar në aktrim e duke u bërë një prej aktoreve më të kërkuara në fund të viteve 90’ deri më 2014, kur edhe ka qenë filmi i saj i fundit.
“Unë punoja 12 orë në ditë për muaj me radhë. Nuk kisha kohë për asgjë tjetër.”
Aktorja kishte treguar sukses në shumë prej kult filmave të Hollywood si “There is Something About Mary”, “Being John Malkovich” etj.
Cameron ka lindur fëmijën e parë në dhjetor të vitit të kaluar me bashkëshortin e saj Benji Madden./Insajderi.com