Këngëtarja Camila Cabello u ka kërkuar falje fansave për gjuhën raciste që ka përdorur në mediat sociale në të kaluarën.
Muzikantja 22-vjeçare e nominuar për Grammy, ka postuar një shkrim në rrjetin social, Twitter, e cila u kërkon falje dhe thotë se është e ‘turpëruar’ për fjalët prekëse që ka përdorur kur ishte adoleshente.
Ajo tashmë thotë se tani është rritur dhe ka kuptuar rëndësinë e fjalëve.
“Kur isha e re, kam përdorur një gjuhë për të cilën turpërohem të flas tani”, ka thënë Cabello. “Unë isha e paedukuar dhe injorante dhe kur e kuptova domethënien e kësaj, u ndjeva shumë keq që kisha mendime të tilla”.
“Jam 22-vjeçe tani”, ka vazhduar ajo. “Jam një e rritur dhe tani mësova historinë dhe dhimbjen që mbaja në mënyrën se si isha më parë”.
“Këto gabime nuk e prezantojnë personin që jam ose që isha”, thotë ajo. Unë gjithnjë kam qëndruar dhe qëndroj me dashuri dhe zemra ishte nuk ishte kështu”.
I’m sorry from the bottom of my heart. pic.twitter.com/iZrnUawUAb
— camila (@Camila_Cabello) December 18, 2019
Cabello në fillim të këtij muaji lansoi albumin e ri, ndërkohë që “Havana” dhe Senorita” janë dy hitet e saj të publikuara këtë vit.