
Që nga viti i kaluar, Capital T ka filluar të promovojë albumin e tij të ri i cili shënon edhe të 4-tin me radhë.
Këtë vit ai ka publikuar disa nga këngët që janë pjesë e albumit, e gjithashtu edhe titullin e albumit që është “Skulpturë”. Para një jave artisti zbuloi edhe kopertinën e albumit të tij, i cili pritet të publikohet me 1 korrik.
Sipas një përdoruesi në Twitter, kjo kopertinë e sapo prezantuar nga artisti është një plagjiaturë.
Në postimin e tij në Twitter, ai ka bashkangjitur një fotografi nga llogaria në Instagram @art_cage_budapest e postuar në Instagram, para një jave.
Ndonëse në pamje të parë skulptura e portretit dhe imazhi 3D i kopertinës së artistit ngjasojnë, Capital T i ktheu përgjigje që të qartësonte çdo gjë.
“Mund të duket njësoj por nuk është , kush punon me 3D e din sa merr kohe me bo ni punim e qiky qe ti e paske dergu 11 qershor koka publiku, une me 14 e kom prezantu coverin per 3 dite smunesh me kry me 3d edhe me vendos, e kena shume moti gati”, i përgjigjet reperi.
Mirëpo përdoruesi i llogarisë në Twitter vazhdon më tej diskutimin, “Renderat 3D munden me u kry për tre orë, jo për tre ditë. Por vepra të cilës unë po i referohem është e vitit 2019. Dhe koncepti i cover-it është tërësisht plagjiaturë (jo i huazuar!) nga Luca Izzo. Ky nuk është faji jot, por është përgjegjësi e artistit”.
Replika e përdoruesit, nuk kishte marrë më përgjigje nga artisti. /Insajderi.com