
Artistët e njohur , Capital T dhe Kidda, kanë nisur punën për bashkëpunimin muzikor.
Dyshja përmes një postimi në Instagram kanë bërë të ditur se kanë filluar xhirimet e klipit të ri dhe se shumë shpejt do të prezantohet para publikut.
Projekti do të jetë ritmik dhe gati për sezonin veror, njofton Insajderi.
Ky është bashkëpunimi i tyre i parë që duke ditur suksesin e dyshes “kënga e tyre pritet të jetë një nga hitet e kësaj vere”.
Capital T, se fundi ka publikuar këngën “Rrushe” e cila është e shoqëruar edhe me videoklip.
Ndërsa, në anën tjetër kënga e fundit e Kiddës mbetet “Pale” që e solli rreth dy muaj më parë./Insajderi.com