Capital T dhe Majk gati për një super bashkëpunim të ri

Capital T dhe Majk gati për një super bashkëpunim të ri

Pas bashkëpunimit super të suksesshëm një vit më parë, “Pasha jetën”, Capital T dhe Majk po sjellin një hit të ri.

Vetë Kapo ndau në një video live në profilin e tij në Instagram disa fragmente nga kënga e re, e cila duket super ritmike dhe fiksuese.

Mesa duket, kënga e tyre është gati dhe do të publikohet shumë shpejt.

Kapo dhe Majku kanë vendosur t’i lënë edhe pak kuriozë fansat, pasi ende nuk e kanë treguar titullin e këngës dhe datën e lançimit të saj.

Disa nga fjalët e tekstit janë “La vida loca”, ndërsa ne jemi të sigurt se edhe kënga e re do të jetë “një çmenduri”!