Capital T do të realizoj ëndrrën e tij me koncert në Tiranë

Capital T do të realizoj ëndrrën e tij me koncert në Tiranë

Artisti Capital T për shumë vite pjesë e tregut muzikor, ka zbuluar në Instagram datën kur ëndrra që ka pasur që në fillimet e karrierës së tij do të realizohet. Kjo ëndërr konsiston me realizimin e një koncerti recital për fansat e tij.

Capital T ka zgjedhur kryeqytetin e Tiranës për të organizuar këtë concert me datë 19.09.19. Ai premton se kjo do të jetë një datë  e paharrueshme, si në kujtesen e tij ashtu dhe në kujtesen e fansave.

Në videon e tij e postuar  në Instagram, Capital T zbulon se si do të jetë e ndërtuar edhe skenografia e koncertit. Gjithçka  duket të jetë e kuruar deri në detaje. Artisti thekson se kjo ëndërr e tij po bëhet realitet për shkak të dëshirës, punës dhe vullnetit të një prej skuadrave më të mira.