Capital T ka një fizik aq të tonifikuar sa të bën të besosh se ai fle në palestër

Capital T ka një fizik aq të tonifikuar sa të bën të besosh se ai fle në palestër

Përveç muzikës një tjetër aktivitet që artisti i kushton shumë rëndësi, është palestra.

Të shpeshta janë postimet në llogarinë e tij në Instagram ku ai fillon të ushtrojë që nga orët e para të mëngjesit. Përveç aktivitetit fizik ai kujdeset tejet shumë edhe për ushqimin që konsumon, ushqim të cilin ai e përgatit vetë, njofton Insajderi.

Në një postim në llogarinë e tij ai thekson se njerëzit e pyesin shpesh, ‘a fle në palestër’ dhe diçka e tillë edhe mund të ketë përgjigje si ‘po’, marrë parasysh faktin që Capital T nuk kalon asnjë ditë pa ushtrime fizike.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, reperi thotë se ‘po edhe flej në palestër’, sepse për të është vendi ku ai shkarkon cdo lloj energjie negative.

Gjithsesi, ai gjithnjë e ka pranuar se jeta e tij ka të bëjë vetëm me muzikën dhe shëndetin.

Në një epokë të muzikës, ku albumet nuk janë të shpeshta, së shpejti pritet edhe albumi i ri nga artisti. Albumi që titullohet “Sculpture” është njëkohësisht edhe albumi i katërt me radhë nga Capital T. /Insajderi.com