Në tetor të vitit 2020, Capital T publikoi albumin e tij të katërt në studio me titullin “Skulpturë”, ndërsa prurja e fundit muzikore është në nëntor kur artisti publikoi këngën “Fjaltë e nanës”, e cila u shoqërua me videoklip, njofton Insajderi.
Para se të nisë 2021-tën me prurje të reja muzikore, Capital T vendosi të ik për pushime – destinacioni: Kolumbi.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi, e shkrepur në momentin që ai shkeli të tokën kolumbiane, saktësisht në ishullin Tierra Bomba.
“Jeta është e mbushur me surpriza, disa të mira, disa jo shumë të mira”, përshkruan ai postimin e tij.
View this post on Instagram
Ndërsa në Instastory, ai ka ndarë disa videoi duke na prezantuar me bukurinë e vendit që po viziton.
Deti i kristaltë, qiell i hapur, diell i ngrohtë dhe gjithçka të bukur që ky ishull në brigjet e Kartagjenës së Indisë, ka për të ofruar.
Në një video tjetër, Capital T na tregon edhe pamje brenda dhomës së tij të hotelit, që e priti me një mesazh shumë të këndshëm për Shën Valentin. Në shtratin e tij me çarçafë të bardhë shkruhet “Urime Shën Valentini” dhe ne vetëm shpresojmë që artisti nuk po e kalon i vetëm. /Insajderi.com