Capital T nuk realizon bashkëpunime vetëm për hir të klikimeve

Capital T nuk realizon bashkëpunime vetëm për hir të klikimeve

Që kur Trim Ademi debutoi në skenë në vitin 2008 me bashkëpunimin me 2po2 me titull “Shopping”, ku edhe morën pjesë në VFM 2008, në karrierën e tij ai ka pasur bashkëpunime të shumta.

Bashkëpunoi me këngëtare si Dafina Zeqiri, Eni Koçi, Dhurata Dora, Elvana Gjata – mirëpo, në albumin e fundit që lansoi me 1 korrik, ndonëse ka bashkëpunime, artisti nuk ka asnjë bashkëpunim me këngëtare grua, njofton Insajderi.

Albumi me titullin “Skulpture” u nda në 2 pjesë – ku vetëm pjesa e parë u publikua – përmban 15 këngë ku 6 nga ato janë bashkëpunime.

View this post on Instagram

1 Korrik • SKULPTURË • PART 1

A post shared by Capital T (@truekapo) on

I ftuar në emisionin Prive së fundmi, ai foli për albumin e tij dhe për faktin se pse nuk ka bashkëpunim me këngëtare. Artisti thotë që një gjë e tillë ndodhi në rrjedhojën e krijimit të albumit, dhe së nuk ishte aspak e qëllimshme.

“Asnjë femër nuk e kam në album. S’ka pasur ndonjë arsye specifike. Thjesht unë bashkëpunimin nuk e nis veç për faktin për me pas një sukses të caktuar ose në baza të interesave që i kemi. Normal që ti kur e bën një bashkëpunim janë edhe ato, por fillimisht nisem prej energjisë që ma jep ai artist, çfarë raporti kam me të, a më pëlqen si artist. Nuk mundesh me gjet një bashkëpunim në karrierën time me një artist që mua nuk më pëlqen, por që e kam ditur që ka me ndez. Ai bashkëpunim nuk ekziston”, tha Capital T në intervistë. /Insajderi.com