Capital T paralajmëron këngën e re, videoklipin e së cilës e ka bërë në Brazil

Capital T paralajmëron këngën e re, videoklipin e së cilës e ka bërë në Brazil

Këngëtari Capital T, para disa publikoi një foto në llogarinë e tij në Instagram, në Brazil, ku shihej mes shumë vajzash.

View this post on Instagram

Ku me majt distance hajt 😝🍫🇧🇷🍹

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Në shënimin poshtë fotografisë ankohej për vështirësinë e të mbajturit të distancës sociale.

Tash ai ka publikuar një tjetër postim, video, në të cilën paralajmëron se sonte do të publikohet videoklipi i këngës së re, të cilën e ka quajtur “Braziliane”.

Videoja në fjalë është pjesë nga kënga e re, në të cilën si në shumë videokilpe të tjera të këngëtarit, shihen një mori vajzash, të cilat vallëzojnë në një vend ekzotik.

Kënga “Braziliane” është shkëputur nga pjesa e dytë e albumit të ri të Capital T, që titullohet “Skulpturë”./Insajderi.com