Këto ditë është bërë virale një fotografi e pjesës së brendshme të një aeroplani që shifën përsona që janë duke u largua nga Kabuli.
Bëhet fjalë për aeroplanin ushtarak amerikan, i cili fluturoi nga Kabuli të dielën.
Në lidhje më këto pamje ka reaguar edhe reperi, Capital T, i cili ka kujtuar atë që ndodhi gjatë luftës në Kosovë.
“Më kujton dikë 22 vjet më parë”, ka shkruar Kapo në një postim të ndarë në InstaStory.
“Historia që harrohet, përsëritet”, vazhdoi më tej ai.
Mijëra afganë janë larguar nga Afganistani pasi forcat talebane pushtuan vendin, disa ditë nga tërheqja e trupave amerikane.
Siç u raportua, 640 persona ishin të grumbulluar në aeroplan, shumë herë më shumë se sa pritej, kjo pasi aeroplani në fjalë thuhet se është i projektuar të bartë vetëm 150 persona.
Nën anën tjetër, Capita T është duke vazhduar me koncerte në kuadër të turit të tij veror.
Kënga e tij e fundit është “ Buzëqeshja”, e lansuar javë më parë./SHQIP.com