Capital T për rastin tragjik në Ferizaj: Edhe sa bëhet mirë?

Capital T për rastin tragjik në Ferizaj: Edhe sa bëhet mirë?

Rastri tragjik i 18 vjeçareS nga Ferizaj nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga reperi, Capital T.

Ai përmes një postimi në Instagram ka shprehur keqardhjen e tij për rastin që ka ndodhur.

Capital T vendosi që ndërgjegjësimin lidhur me këtë ngjarje tragjike ta shprehë përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Bëhet fjalë për frazën” Edhe sa bëhet mire”, e cila është shoqërues e serialit “Rrushe”, ku Trimi e ka ndarë në mbishkrim.

 

Në lidhje me rastin kanë reaguar edhe shumë emra tjerë të estradës si; Mozzik, Tayna, Dafina, Gold Ag, Gjira e shumë të tjerë.

Në anën tjetër, në lidhje më rastin tashmë janë arrestuar dy të dyshuarit kryesor nga Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur të dielën në Ferizaj, ku D.K ka vrarë gruan e tij të cilën ishin martuar dy muaj me parë dhe ishte 18 vjeçare.

I dyshuari kryesor D.K pritët që sot të dalë para gjykatës./Insajderi.com