Capital T po sjellë një këngë që do ta mbajë përgjithmonë në zemër

Capital T po sjellë një këngë që do ta mbajë përgjithmonë në zemër

Para katër javësh, Capital T paralajmëroi se ai së shpejti do të lansojë një këngë të re të realizuar me videoklip, njofton Insajderi.

Artisti zbuloi se kënga e re që mban titullin “Fjalt e nanës” do t’i kushtohej të gjithë nënave, duke shkruar, “Njo prej kangve t’zemrës qe ja kom kushtu të shtrenjtës nanë”.

Dy javë më vonë, Capital T u rikujtoi ndjekësve të tij, se kënga e re është shumë afër lansmit.

“NANË kur i numroj bekimet qe i kom n’jetë ty t’numroj dy herë. Videoklipi së shpejti”, kishte shkruar ai në një postim.

E tani kënga dhe videoklipi i ri kanë edhe një datë lansimi. Duke ndarë një sekuencë të shkurtër, ai njoftoi se kënga e re do të lansohet këtë të premte, në ora 17:00.

“Këtëprojekt kom me pase gjithmone n’zemren tem. Duani e vlersoni prindt se ni dite sdo e keni mundësinë”, shkroi Capital T në postimin e fundit në llogarinë e tij në Instagram.

Nga sekuenca e shkëputur, prezanton atë që do të jetë videoklipi i ri, u kuptua se pjesë e videoklipit është edhe aktorja e njohur, Lena Kryeziu. /Insajderi.com