Capital T “tradhton” Taynën, zbulon se është e dashuruar

Capital T “tradhton” Taynën, zbulon se është e dashuruar

Është njëra ndër këngëtaret më e komentuara në mediat rozë, Tayna po korr suksese edhe pas një vere të nxehtë.

Së fundmi, ajo publikoi në Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive në të kuqe, teksa shijonte një pije, foto kjo e shkëputur nga videoklipi i saj më i fundit i titulluar “Sicko”.

“Filluam duke pirë për dashuri prapë”, kishte shkruar reperja nga Prizreni në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa mori pëlqime të shumta nga fansat.

Mirëpo një koment nuk mungoi edhe nga reperi i njohur i skenës, Capital T, i cili e ka ngacmuar atë duke i thënë se qenka dashuruar.

Ndërkohë, e njëjta nuk ka hezituar që t’i përgjigjet kolegut të saj, duke e vënë dyshim atë që ai kishte “konstatuar”.