Cardi B foli lidhur me pretendimet se ajo ishte ‘përdorur’ për fushatën zgjedhore të Biden.
“Unë kurrë nuk jam paguar asnjë dollar nga Biden. Unë thjesht doja ta njihja dhe të vetëdijësoja fansat e mi për rëndësinë e votimit”.
Cardi B ka goditur kritikët pasi ajo u akuzua se ishte përdorur si një peng politik për fushatën zgjedhore të Joe Biden.
Reperja mbajti një telefonatë Zoom me tashmë presidentin e zgjedhur në gusht, ku dyshja diskutoi çështje të tilla si brutaliteti i policisë dhe pandemia e Covid. Video kohët e fundit është tallur nga republikanët si Candace Oëens dhe Ben Shapiro, të cilët thanë se Biden po përdorte platformën e Cardi për të siguruar votat.
“Republikanët si Candace, (Ben) Shapiro, Fox News më tallën, flasin keq për mua dhe këngën time ‘WAP’. Ata thanë se Biden më përdori atëherë, javë më vonë, pamë një listë të reperëve dhe artistëve me të cilët Trump po përpiqej të shtrihej dhe të paguante për mbështetjen, një listë që përfshinte edhe emrin tim”, tha ajo në Instagram./Insajderi.com
Dazed Magazine