Cardi B paralajmëron prindërit: “Muzika ime nuk është për fëmijë”

Cardi B paralajmëron prindërit: “Muzika ime nuk është për fëmijë”
Burimi i fotografisë: Justice Apple for Rolling Stone

Reperja, Cardi B ka një mesazh për prindërit e tjetër: Mos luani muzikën e saj për fëmijë të vegjël.

Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet Cardi B e cila shpejton të ndalë këngën e saj “WAP”, në momentin që pa vajzën dy vjeçare teksa hynte në dhomë, shkruan PEOPLE, transmeton Insajderi.

Më vonë, në postimi i saj u vërshuan kritikat e ndjekësve. Një nga ata shkruan:

“Domethënë, vajza jote nuk mund ta dëgjojë këngën, por vajzat e të tjerëve po? Në rregull! E kam theksuar këtë, ti ke një agjendë të pështirë me këngët e tua të përdhosura. E shpifur”.

Përgjigjja e reperes nuk vonoi shumë dhe ajo ia ktheu komentuesit:

“Të gjithë mjaft me këtë. Nuk jam këngëtare fëmijësh. Nuk bëj muzikë për fëmijët, bëj muzikë për të rriturit”.

“Prindërit kanë përgjegjësi se çfarë dëgjojnë fëmijët e tyre ose shohin. Jam një person shumë seksual por jo para vogëlushes sime, siç duhet të jetë çdo prind”, përfundoi ajo.

Cardi ka mbrojtur prej kohësh seksualitetin e saj dhe vendin e saj në botën e muzikës, duke thënë në Billboard Woman of the Year se ajo e konsideron veten një model. /Insajderi.com