Cardi B po konsideron të blejë një çantë dhjetëra mijëra dollarë dhe fansat i kundërvihen

Cardi B po konsideron të blejë një çantë dhjetëra mijëra dollarë dhe fansat i kundërvihen

Një postim i reperes Cardi B në Instagram, ku po konsideronte të blinte një çantë 88 mijë dollarësh, hasi në kritika të forta nga ndjekësit, sa që reperja më pas bëri donacione për kauza të ndryshme, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

“A të blej këtë dreq çante që kushton 88 mijë dollarë? Oh Zot, jam shumë e tunduar”, shkruhej në postimin e saj në Twitter.

Nuk u desh shumë kohë që ndjekësit dhe fansat të vërshonin me kritika llogarinë e saj në Twitter, për faktin se ajo po mendon të shpenzojë një shumë marramendëse në një çantë, ndërkohë që bota po vuan në një pandemi.

Si kundërpërgjigje nga reperja ishin donacionet e shumta që ajo bëri më pas.

Më pas ajo zbuloi se kishte dhuruar një milion dollarë për fansat e saj përmes platformave për transfer parash.

Ajo po ashtu ndau edhe një artikull të muajit prill nga revista Variety, ku shkruhej se reperja kishte dhuruar 20 mijë dollarë për të ushqyer stafet mjekësore në New York.

Një postim tjetër ajo shkroi, “Gjithashtu, kam 7 xhaxhallarë, 3 halla, 9 teze dhe 3 dajallarë e shumë kushërinj të tjerë, për të cilët u kujdesa gjatë pandemisë. Nëse dua të llastojë veten mund ta bëjë pa i kërkuar ndihmë askujt. Faleminderit”.

Ishin të shumtë ndjekësit që i sugjeruan reperes se ndoshta ajo duhet të diskutojë me miket e saj për çantën, dhe jo ta ndajë me ndjekësit, ndërkohë që ka miliona njerëz që vuajnë. /Insajderi.com