Cardi B u bën thirrje reperëve meshkuj të flasin për vrasjen e Breonna Taylor

Cardi B u bën thirrje reperëve meshkuj të flasin për vrasjen e Breonna Taylor

Në një intervistë për Elle, Cardi B ka bërë thirrje për më shumë vëmendje lidhur me rastin e Breonna Taylor, vajza e cila u vra nga policia në Kentucky në Mars dhe vdekja e së cilës nxiti protesta botërore bashkë me vrasjen e George Floyd.

Reperja tha se ajo do të dëshironte që më shumë prej kolegëve të saj meshkuj të flasin për vdekjen e Taylor, raporton ID, shkruan Insajderi.

“Breonna Taylot ishte një vajzë e re, ajo ndoshta e dëgjonte muzikën tonë, ndoshta ishte adhuruese e kësaj muzike. Duhet të e mbështesim dhe të ngrejmë zërin për të.”

Taylor ishte vrarë nga forcat policore te Louisville Police Department. Ata hynë në shtëpinë e saj pa urdhërin special, duke e gjuajtur atë tetë herë me radhë.

“Është e tmerrshme ajo që i ndodhi Taylor. Cili është shfajsimi i tyre? Pse polici që e vrau nuk është në burg? A nuk ishte krim ajo që bëri ai? Është krim! Dhe asnjë kërkim faljeje. Asnjë video ky ai polic del dhe thotë ‘më falni, kam gabuar’.

Cardi B edhe më parë i është bashkuar thirrjeve për Breonna Taylor në mediat sociale./Insajderi.com