Cardi B zgjedh sërish një kreatore shqiptare

Cardi B zgjedh sërish një kreatore shqiptare

Cardi B festoi ditëlindjen e 28 në një festë të madhe në Las Vegas, veshur me një fustan të krijuar nga dizajnerja shqiptare, Lena Berisha, njofton Insajderi.

Fustani që reperja ka zgjedhur, është i linjës “Prestige” të dizajneres, që u prezantua para katër javësh.

View this post on Instagram

Lena Berisha „Prestige“

A post shared by L e n a B e r i s h a (@lenaberishaofficial) on

Kjo nuk është hera e parë që reperja zgjodhi një kreator shqiptar. Në shtator të vitit të kaluar, ajo veshi fustanin e Valdrin Sahitit për një klip promovues për jetën e natës në Las Vegas.

Nga Kosova në Amerikë: Cardi B vishet nga Valdrin Sahiti

Në anën tjetër, festa ‘e çmendur’ e reperes nuk ishte asgjë më pak se nga çka pritej. Shumë muzikë, të famshëm, pije e natyrisht makina luksoze.

Këtë shtator, Cardi B dhe bashkëshorti i saj Migos, kishin nisur procesin e divorcit, por dyshja u panë dukë shkëmbyer puthje në festën e saj, sipas disa videove dhe fotografive që Daily Mail ka ndarë.

Dyshja që kanë edhe një vajzë, u panë më pas duke vallëzuar me njëri tjetrin. E gjithë kjo ngriti dyshimet që çifti kanë vendosur t’i rikthehen romancës së tyre. /Insajderi.com