
Të gjitha adhurueset e produkteve të Kendall dhe Kylie Jenner në Kosovë tani e kanë mundësinë t’i kenë disa prej tyre në duart e veta.
Brendi italian “Carpisa”, që gjendet në qendrën tregtare “Albi Mall” në Veterrik, ka arritur të sjellë në Kosovë një koleksion të tërë të çantave dhe aksesorëve të motrave Kendall dhe Kylie Jenner.
Kjo linjë e çantave do të jetë në dispozicion për blerësit kosovarë që nga e premtja (5 tetor), në lokalin “Carpisa”.
Në anën tjetër brendi “Carpisa” në fund të këtij muaji do të hapet me koncept të ri “Carpisa” dhe “Carpisa Go” në qendrën tregtare “Abi Carshia” në Prizren.