
Reperi i njohur Buta ishte i ftuar në 72 Sen me Meriton Mjekiqin. Përtej intervistës ku foli për jetën dhe karrierën e tij, ndjekësit janë fokusuar pikërisht tek një pjesë freestyle të cilën ai këndoi. A është ky një diss i Butës për Feron?
Fansat në rrjetet sociale mendojnë se po. Ata marrin shkasë nga disa pjesë të tekstit që mendohet të kenë lidhje me Feron.
“Çfarë gangsteri ti, ke punu n’ëmbëltore?”- mendohet se i referohet fotove që janë publikuar ku tregohet se në të shkuarën Fero ka punuar në një pastiçeri.
“Ti je G veç n’Instagram, çdo 6 muaj han dajak e menaxheri ty t’i merr 70%…”- mendohet se i referohet sherreve të shumta publike të Feros.
Por këto janë aludimet e fansave, pasi deklarata të hapura nga Buta për reperët e tjerë nuk ka pasur ende.