Ceca reagon pas ndalimit të transmetimit të këngëve të saj në RTSH

Ceca reagon pas ndalimit të transmetimit të këngëve të saj në RTSH

Këngëtarja serbe Ceca ka reaguar pas vërejtjes që Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) i drejtoi Radio Televizionit Publik Shqiptar, për transmetimin e këngëve të saj. Ceca është shprehur për mediat serbe se këngët e saj nuk kanë përcjellë kurrsesi mesazhe politike apo urrejtjeje, por vetëm dashurie. Ajo nuk ka ngurruar të thotë se muzika s’duhet të njohë kufij.

“Nuk jam e informuar që këngët e mia janë ndaluar në Shqipëri. Mendoj se muzika nuk duhet të ketë kufij dhe pengesa. Të paktën ky është rregulli që unë kam mësuar për më shumë se tridhjetë vjet në karrierën time. Nuk kam dërguar asnjë mesazh politik ose urrejtje përmes këngëve të mia. Këngët e mia gjithmonë janë bazuar në mesazhet e dashurisë sepse këngët e mia bashkojnë njerëzit. Unë i dua të gjithë njerëzit”-është shprehur Ceca.