Çfarë do të ndodhë këngën e Taynas dhe Mozzik që rrodhi ilegalisht në internet?

Çfarë do të ndodhë këngën e Taynas dhe Mozzik që rrodhi ilegalisht në internet?

Bashkëpunimi i parë i Mozzik dhe Taynas për këngën “Edhe ti” që u lansua para 11 muajsh ende vazhdon të jetë një nga këngët më të pëlqyera nga publiku.

Suksesi i këngës dhe videoklipit që numëron shumë se 36 milionë klikime në platformën e Youtube, ishte shtysa që artistët të bashkoheshin sërish për një këngë të re, njofton Insajderi.

E kështu u bë, vetëm se kënga e re ka rrjedhur në internet jo zyrtarisht shumë kohë para se të kishte një datë të saktë lansimi.

I ftuar në intervistë për “Prive”, edhe Mozzik u shpreh se nuk e ka të qartë se si kjo këngë arriti të qarkullonte në internet. Më tej artisti teksa tha disa fjalë për Taynan si artiste, pohoi se kjo këngë do të lansohet zyrtarisht, si pjesë e albumit të tij të dytë.

 “Me Tayna-n është më e lehtë se shkruan vetë, i bën vijat melodike vetë, është reperja më e mirë në Kosovë. Ka dalë një këngë e mirë me të. Besoj dhe një këngë tjetër do e kemi për albumin tim që ka dalë në rrjet nga njerëzit”, është shprehur Mozzik.

Për detajet më të hollësishme, do presim nga të dy artistët të na lajmërojnë. /Insajderi.com