Labinot Tahiri dhe bashkëshortja e tij Hana, udhëtuan drejt Turqisë, për të qenë afër një vajze e cila ka nevojë për kujdes shëndetësor, pasi është diagnostikuar me tumor, njofton Insajderi.
Rastin e saj, këngëtari ferizajas e kishte përcjellur që nga fillimi dhe deshi që ai të ishte prezent gjatë udhëtimin të saj për në Turqi.
Ai u shoqërua nga bashkëshortja dhe disa miq të tij, që ishin aty për të ndihmuar.
Këngëtari, ndau një dy foto të bashkëshortes të saj e cila shihet e emocionuar e me lot në sy, teksa Labi i qëndron afër për ta ngushëlluar.
“Sot, Ishte një moment gëzimi, por, edhe mêrzie , ku një vajzes së re me keta bystekë, do ti bijnë flokët nga kimioterapia që do i bëjë gjatë diteve me radhë për shêrimin e saj! Në ato momente, Hana ishte me mua aty dhe filloi tê qajë e pastaj secili kishim emocionet tona!” – shkruan këngëtari.
Labi shprehej se ishte optimist për shërimin e vajzës dhe se e gjithë kjo punë nuk ishte e lehtë por që ja doli me miqtë e tij dhe njerëz vullnetmirë. /Insajderi.com