Këngëtarja e famshme, Selena Gomez ka bërë një tatuazh të ri, të vendosur mbi kockën e klavikulës.
Tatuazhin e punoi artisti i famshëm i tatuazheve Keith Scott “Bang Bang” McCurdy, njofton Insajderi.
“Jam shumë, shumë spirituale”, tha ylli i popit për Vogue në fillim të këtij viti. “Unë besoj në Zot, por nuk jam fetare. Ka kohë që jam e krishtere. Nuk flas shumë për këtë – dua ta bëj, por ka marrë një përgjigje të keqe.
“Thjesht dua ta bëj të qartë se unë dua të jem në gjendje të kem besimin tim, dhe të besoj në atë në të cilën unë besoj, dhe kjo më ndihmon të kaloj çdo gjë”. /Insajderi.com
View this post on Instagram