Çfarë ndodh me trurin kur Xanax merret për arsye rekreative?

Çfarë ndodh me trurin kur Xanax merret për arsye rekreative?

Efekti fillon të vërehet për rreth 20 minuta. Fillon të ndihesh më i relaksuar, ndoshta pak i përgjumur. Varësisht prej sasisë së marrë, do të dalloni ndryshime në përceptim. Ndoshta edhe shikim i mjegulluar. Efektet arrijnë kulmin pas një ore. Me doza të mëdha, mund të keni problem me kordinimin. Nëse keni marrë shumë, mund të përjetoni ‘blackout’. Edhepse do të jeni në gjendje të funksiononi, memoria e juaj do të jetë krejtësisht e zbrazët.

Nëse veçse keni marrë ndonjëherë Xanax, tashmë i dini të gjitha këto. Po çfarë ndodh me trurin tuaj kur konsumoni këtë pilulë?

Xanax është emri i tregut për alprazolam, një lloj droge e grupit të njohur si benzodiazepines, ose ‘benzos’, që zakonisht jepen prej mjekëve për të kuruar sindromën e ankthit. Si të gjitha drogat e marra në mënyrë orale, ajo absorbohet prej trupit përmes stomakut, duke kaluar nëpër mukozën e membranës drejt mëlqisë. Prej aty, hyn në sistemin e qarkullimit të gjakur dhe fillon të veprojë në tru. Pastaj kjo drogë kalon barrierën gjak-tru, një membranë që filtron substancat e rrezikshme. Benzodiazepinat, si drogat e tjera janë të afta ta kalojnë këtë barrierë.

Benzodiazepinat veprojnë në pjesë të trurit të njohura si receptorët GABA-A.  Mendoni që receptorët janë çelësa dritë, secili përgjegjës për prodhimin e efekteve të ndryshme qetësuese. Këta receptorë duhet të ndryshohen prej neurotransmetorëve, që janë kemikale që përcjellin mesazhe nëpër tru. GAB-A receptorët vihen në funksion prej GABA neurotransmetorëve. Val Curran, profesor i psikofarmalogjisë në UCL, i përshkruan GABA neurotransmetorët si “lloj i frenave të trurit. Diçka që e qetëson trurin.”

Kur jepet me udhëzim nga mjeku, Xanax zakonisht tenton të kurojë ankthin, që mund të vie si pasojë e mos balancës së kemikale në tru. Në këto raste, Xanax përdoret të përmirësojë këtë mos balancë. Kjo përvojë është krejtësisht e ndryshme prej përdoruesit që e merr për rekreacion.

“Nëse dikush është duke përjetuar ankth të nivelit të lartë, atëherë kimikalet e tij në trup, si adrenalina do të rriten, çka i bën të ndjehen më vigjilent dhe të zgjuar. Nivelet e larta të adrenalinës dhe nivelet e ulëta të GABA kanë një impakt të dyfisht në eksitimin e rritur në tru, që njerëzit e përjetojnë si ankth. Kur marrin Xanax ata nuk do të përjetojnë nivelin e njejtë të efektit qetësues,” thotë Dr. Cathy Montgomery, psikofarmakologe.

 

Nëse Xanax-i merret për rekreacion, efekti i rëndë qetësues është arsyeja. Për arsye që truri juaj nuk ka ndonjë mos balancë të kemikaleve, ju do ta krijoni këtë çrregullim, të njejtin që Xanax përdoret për të kuruar.

Trupit i duhen disa ditë, për tu pastruar nga efekti i Xanax-it. Por efekti kryesor fillon të zbehet pas disa orësh. Kur efekti qetësues fillon të bie, truri është ende duke provuar të mbajë ekuilibrin. Kjo në një ‘comedown’ të tmerrshëm. Është e kundërta e arsyes pse mirret. Aktiviteti i trurit rritet, e bashkë me të edhe ankthi. Të tjera simptoma janë irritimi, insomnia dhe frika.

Këto ndjenja janë arsyeja pse përdoruesit e Xanax, arrijnë të bëhen të varuar shumë shpejt, dhe nëse më parë nuk kishin probleme me ankth, tani mund të kenë.

“Benzodiazepanët supozohet të merren për një periudhë të shkurtër. Problemi fillon kur duhen marrë doza gjithnjë e më të mëdha për të arritur efektin e njejtë,” thotë Dr Tony O’Neill, ligjërues i psikiatrisë klinike në Queen’s University Belfast. Pas një periudhe më të gjatë të përdorimit të Xanax, sindrome potenciale janë pagjumsia, ankthi, krizat e panikut dhe neveria. Ndalimi i menjëhershëm mund të shkaktojë edhe kriza. Një nga rreziqet më të mëdha të vetmjekimit me Xanax është që studimet e bëra deri më tani për rreziqet, janë të bazuara me dozat e përshkruara nga mjeku.  Për përdorimin rekreacional, ende nuk dihen shumë gjëra./vice.com