Çfarë ndodhi? Madonna anulon për të tetën herë koncertin e saj

Çfarë ndodhi? Madonna anulon për të tetën herë koncertin e saj

Këngëtarja me famë botërore, Madonna ka anuluar edhe një tjetër shfaqje të turneut të saj botëror ‘Madame X’.

Prej kohësh ajo po vuan nga një sëmundje, por që ende nuk e ka specifikuar me saktësi se për çfarë bëhet fjalë.

Ylli u dha fansave lajmin e  keq vetëm 45 minuta para performancës së saj në Lisbonë.

“Më falni që u detyrova të anuloja sonte koncertin, më duhet të dëgjoj trupin tim”, ka shkruar Madonna në llogarinë e saj në Instagram.

Kjo është hera e tetë që këngëtares i është dashur të anulojë një koncert të turneut të saj aktual në vende të ndryshme të botës.

Ajo nuk bëri të ditur saktësisht problemin me të cilin përballet, por ka bërë të ditur se ka të bëjë me një dëmtim të ligamentit të këmbës dhe problemeve me gjurin.