Beatrix Ramosaj publikoi disa video në Instastory të llogarisë së saj në Instagram. Ay shihet e veshur në stilin e një motoçiklisteje në orët e mbrëmjes teksa rrotull vijnë disa motoçikleta.
Gjithçka duket shumë rock n roll, vetëm se këngëtarja pati një incident gjatë mbrëmjes. Këmbët e zbuluara ishin gërvishtur dhe mavijosur, njofton Insajderi.
“Nuk është lehtë të vallëzosh me djallin”, shkroi ajo.
I gjithi shkrimi i saj është referencë e një videoklipi të ri që ajo po punon. Këngëtarja po rikthehet në muzikë me një këngë të re që mban titullin “Dancing With the Devil”, klipi i së cilës është afër finalizimit.
Detaje të publikimit, këngëtarja ende nuk ka ndarë me fansat e saj.
View this post on Instagram
Beatrix debutoi në muzikë në vitin 2010, në “Kënga Magjike” me “E Dua Beat-In” e cila i siguroi asaj finalen.
Përgjatë viteve ajo ishte mjaft aktive me këngë solo dhe bashkëpunime, por pas këngës “Pa ndjenja” në vitin 2017, ajo u tërhoq plotësisht nga muzika. /Insajderi.com